Tre vegimet e Janullatosit

Projekti kulturor i kryepeshkopit Anastasios Janullatos në Shqipëri shenjoi në qershor 2012 sendërtimin e tre vegimeve të jetës së tij largpamëse. Përurimi i katedrales ortodokse në qendër të Tiranës është përmbushja e një ëndrre të trefishtë.

Së pari, Janullatosi ka gati tashmë tempullin e sinonimizuar me emrin e tij (Anastasis), me një hapësirë ku mund të nxejnë e teprojnë pelegrinët, ku mund të kryejë kremtimet e jubilarët e ngjarjeve të tij gjithmonë personale e me mënyra totalitare. Mbi të gjitha kjo kishë me ambicje perandorake është vendi ku do të kryhet shërbesa e varrimit të tij për ata qindra e mijëra që do to vijnë enkas nga Greqia e gjetkë, për t’iu përfalur “shenjtorit” të tyre më të ri, gjë që në katedralen e vjetër është praktikisht e pamundur.

Jo më kot që gjatë përurimit të katedrales së Ngjalljes së Krishtit u fol kaq shumë për kryepeshkopin, por aspak për Krishtin. Është ai që e vetëshpall “shenjtërinë” me dhunë ekonomike e politike, duke ndërthurur interesa tejortodokse në Shqipëri… Është ai që nuk mund të rezistojë asnjë kritikë ndaj kultit të tij, prandaj dhe i përndjek kundërthënësit me mëri manjake, shpifje e akte jo burrërore, edhe pse me një këmbë në varr, pikërisht për t’i vërtetuar historisë  mëkatërinë e tij, bash të kundërtën e shenjtërisë: i papenduar.

Së dyti, kjo ngrehinë është gjysma kishë, e gjysma jo kishë, sipas bindjeve hibride të projektuesit, sipas teologjisë së shoqatës fondamentaliste ZOI, e cila dhe e ngjizi. (Kisha e tyre është një sallë pa ikona por vetëm me një skenë, e cila hapet vetëm kur kryhet meshë). E çuditshme është se një nga klerikët thirri në mikrofon ditën e përurimit duke thënë: “Salla (?) ka shumë akustikë dhe dëgjohen dhe pëshpëritjet më të vogla; ju lutem mos bëni zhurmë.”

Është sallë apo kishë? Pa dashje e në shpengim u tha një e vërtetë. Katedralja e Janullatosit nuk shpreh arkitekturën kishtare ortodokse, plus që i mungojnë tiparet thelbësore të tempullit ortodoks. Është një ndërtesë e ftohtë dhe e akullt e cila nuk ushqen lutje, përveçse lavdi njerëzore. Është shumë lluksoze, por, përkundrazi, kjo nuk mund të zëvendësojë simbolet spirituale lindore që kësaj katedraleje i janë privuar.

Kryepeshkopi tha në ngërç se “kjo kishë nuk është vetëm për ortodoksët por për të gjithë njerëzit këtu.” Çfarë do të thotë kjo thënie sibilike e Janullatosit? Sepse nuk ka kishë që të mos jetë për të gjithë, por nga ana tjetër Kisha nuk e zhbën veten për t’iu përshtatur kërkesave njerëzore, e sidomos atyre jo ortodokse. Kush tjetër, përveç institucioneve greke, ka investuar për këtë kishë dhe pse? A është kjo arsyeja se pse katedralja u ndërtua si sallë teatri, gati për t’i vënë perden altarit?

Së treti, mbas pavarësisë së Greqisë nga otomanët dhe krijimit të shtetit grek shumë herë u fol për ndërtimin e një katedraleje madhështore, në përkushtim të Krishtit Shpëtimtar, si mirënjohje e kombit për pavarësinë e fituar. Mirëpo kjo nuk ndodhi. Kryepeshkopi Kristodhulos tentoi një projekt të tillë por as ai nuk mundi. Kryepeshkopi i tanishëm i Athinës, edhe pse nën presion se disa mitropolitë e kanë ngritur këtë çështje në sinod, ndodhet në pozitë edhe më të brishtë për arsye të gjendjes së varfër ekonomike të besimtarëve dhe të kritikave se një projekt i tillë do të ishte skandaloz të zbatohej.

Atë që s’e bënë dot në Greqi e bëri Janullatosi në Shqipëri. Ndërtoi një katedrale me tipare kulturore greke, e cila gjithsesi nuk i përshtatet fytyrës së kishës vendore. Është kryekisha e Greqisë imagjinare… Nëse jo, a mund të shquani një tipar shqiptar në këtë katedrale greke?

Në letrën e patrikut Vartholomeos, lexuar ditën e përurimit, u tha se “të gjitha kombet janë të barabarta.” Po nëse kombet janë të barabarta, përse gjuhët nuk janë të barabarta?  Si mund të ndërtosh kryekishën shqiptare me ikona në greqishte? Standard i dyfishtë!

*  *  *

Kryepeshkopata e Tiranës botoi një shkrim me shpjegime mbi projektimin dhe ndërtimin e katedrales, duke e përfunduar me “epitafin” se këto fonde u realizuan personalisht nga kryepeshkopi. Në qoftë se KOASh-i do të kishte transparencë e integritet, duhet t’iu përgjigjej pyetjeve:

Si mund t’i fshihen Kishës faktet se sa kushtoi ky projekt dhe ku u gjendën këto fonde?
Ku e gjen të drejtën kryepeshkopi t’i personalizojë fondet e KOASh-it?
A do t’i jepeshin atij këto fonde nëse nuk ishte kryepeshkop i Shqipërisë?
A nuk duhet që KOASh-i t’i kthejë Greqisë, sidomos sot, fondet e marra me mashtrime, të cilat Janullatosi po shpërdoron?

Ndalohet botimi a ribotimi i plotë a i pjesshëm, në internet a në print, i këtij shkrimi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s