Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘4. Ripërqasje shqiptaro-greke (4)’ Category

Çdo kishë vendore, siç janë kishat autoqefale të besimit ortodoks, ka disa shenja historike, përveç gjuhës, që funksionojnë si pika kulturore. Këto ngjyresa rëndom lidhen me ngjarje e mite që janë ngurtësuar si të padiskutueshme në ndërgjegjjen kombëtare të anëtarëve të kishës. Këmbëngulja për ta bërë këtë realitet ndërfutës pjesë të predikimit ortodoks, trashëgohet bashkë [...]

Read Full Post »

Nevoja e legjislacionit ortodoks, tej së drejtës kanunore të shkruar në shekujt e parë të krishtërimit, ka dalë nga përvoja e dhimbjes së një institucioni sa hyjnor aq dhe njerëzor. Pasojat, pra, që ka sjellë vullneti i sëmurë i disa anëtarëve të Kishës, të vegjël a të mëdhenj, të dobët a të fuqishëm, na trashëguan [...]

Read Full Post »

Vitet e fundit mendimtaria shqiptare ka ecur e është pasuruar me vepra të denja; dhe më vijnë tani ndërmend njëzetë numrat e revistës Përpjekja, botuar nga Fatos Lubonja, artikujt dhe esetë e këtij të fundit te Liria e Kërcënuar e gjetkë; esetë e Aurel Plasarit, Vija e Teodosit Rishfaqet, e të tjera provokime të tij; [...]

Read Full Post »

Për të përkufizuar se sa grek është sfondi i ortodoksisë shqiptare, është njësoj sikur të mëtosh se ke fytyruar hijet arbërore në kishën greke. Sidoqoftë, kisha ortodokse shqiptare është më afër kishës greke sesa kishat e tjera ortodokse, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në aspekte të tjera të traditës së përbashkët, si në muzikën kishtare [...]

Read Full Post »