Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘3. Shestime dykrenore (6)’ Category

Hear, o Israel! (Noli, 1964)
Pyetja e përfolur është se çfarë lidhje kishte Fan S. Noli me fenë, për të sendërgjuar në vijim ideologjema të njohura, ndonëse të panjohura. E nisim këtë debat me parakushtin se cilësia fetare e një njeriu nuk mund të çanësohet saktësisht e plotësisht nga askush, sado e mprehtë që të jetë [...]

Read Full Post »

Duke qenë një popull më i larmishëm se fqinjët, sidomos në pikëpamjen spirituale, shqiptarët e kanë të vështirë të formulojnë shqetësimet e tyre kulturore me terma bashkëkohorë. Ndërsa etërit e kombit-shtet dështuan të na trashëgojnë fenë mbarëshqiptare të premtuar, komunistët u gënjyen edhe më, paçka se mbetjet e ateizmit të institucionalizuar janë sot çastet më [...]

Read Full Post »

Realizmi Socialist është art i së ardhmes (Kadare, 1974) 
Kumtesa e zotit Ismail Kadare, “Si ta ruajmë harmoninë e çmuar fetare”,[1] mbajtur në konferencën ndërkombëtare mbi fetë dhe qytetërimet në Tiranë, ka shkaktuar habi, mbasi qëndrimet e deritanishme të Kadaresë mbi faktorin ortodoks kanë qenë të etiketuara, në mos të përkora. Renditja a kategorizimi përzgjedhës i [...]

Read Full Post »

Është kaq e munguar një gazetë shqiptare në Kanada, saqë nuk është e ditës ta nisim bisedën nga arritjet tona. Jo sepse nuk jemi të ndërgjegjshëm për vlerat që ka secila përpjekje në veçantinë e saj; çdo tentativë krijuese, sado radikale, nuk mund të mishërohet në qoftë se nuk mbështetet edhe tek çka është e [...]

Read Full Post »

Në vitin 1950 komuniteti shqiptaro-amerikan kulmoi një krizë përçarjeje, e cila u përqendrua tek personi i Fan Nolit. Konflikti, i cili ishte më tepër politik e më pak kishtar, u shkaktua nga vetë shqiptarët, të cilët kishin vite që kërkonin zëvendësimin e Nolit me një peshkop tjetër. Ata e akuzonin kryepriftin e tyre si “komunist”, [...]

Read Full Post »

Ta begatojmë gjuhënë edhe kombin tënë me kulturë dhe qytetërim (Luarasi, 1911)  
Kur dëgjohen emrat e të parëve të kombit shqiptar, atje ku është mbishkruar dhe Petro Luarasi, duket sikur bashkëmoshatarët e mi sillen vringthi para një imazhi fotografik bardhezi, në një afri të njëqenshme me tekstet e hershme shkollore, tej ronitjes së kohës. Nëse librat [...]

Read Full Post »