Me rimëkëmbjen e vrullshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, një proces i vështirë dhe i gjatë, tej kohës së brezave tanë, po lindin pyetje të natyrshme për sa i përket tipareve të plota të një kishe vendore. Përcaktuese në këtë perspektivë është gjuha e ortodoksisë shqiptare, me të gjitha trajtat e saj: Zyrtare-tekstuale, adhurimore-pastorale [...]
Archive for the ‘2. Gjuha dhe simbolet (7)’ Category
Terminologjia ortodokse në shqipen e sotme
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 13/09/2007 | Leave a Comment »
Ngjyresa politike në emrin e Jezuit
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 12/09/2007 | Leave a Comment »
Drejtshkrimi i emrit Jezu përmban një zonë debatuese të terminologjisë ortodokse në shqipe, e ngarkuar me ngjyresa ideologjike. Në fakt ky debat është dokumentuar i tillë në gjithë literaturën kishtare në gjuhën tonë. Por sot, mbasi është krijuar një gjuhë e provuar edhe si gjuhë adhurimi, presim të rroket koha dhe të përftohet një intuitë [...]
Legjislacioni ortodoks dhe diaspora
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 11/09/2007 | Leave a Comment »
Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, fuqizuar në vitin 1950, ligjëron se KOASH-i përbëhet “prej të gjithë Orthodhoksëve që banojnë brënda territorit të Republikës Popullore të Shqipërisë si edhe prej atyre Shqiptarëve Orthodhoksë që banojnë jashtë Atdheut”.[1] Gjithashtu, “me vendim të Këshillit Mikst, mund të krijohen episkopata për Shqiptarët Orthodhoksë jashtë shtetit, të varura [...]
Kur zyrtarizohet gjuha në rajon
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 10/09/2007 | Leave a Comment »
Emri zyrtar i kishës sonë është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (Me th-të dhe me dh-të e Korçës së viteve 20, siç ripërdoren sot tek mbiemri Orthodhoks). Mund të quhet edhe “Kisha ortodokse shqiptare”, në një referencë kuptimplote, por këtë të fundit ne nuk e shkruajmë zyrtarisht me shkonjë të madhe (Shqiptare), jo vetëm se [...]
Për një ikonografi shqipfolëse
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 08/09/2007 | Leave a Comment »
Ka mjaft shqiptarë ortodoksë që nuk e kanë dëgjuar ende se ikonat me shkronja shqipe janë tejembanë ortodokse dhe njësoj të hirshme me ato që kemi në greqishte: Të barasvlefshme, të njëzëshme e të barabarta sipas të gjitha sendeve. Në qoftë se ikonat e njohura në mbarë krishtërimin ortodoks përkon të jenë në të njëjtën [...]
Kryqëzim-shkryqëzim i relievit
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 07/09/2007 | Leave a Comment »
Është nevojë shpirtërore e psikologjike e ushtruesit të besimit ortodoks, për ta ngulur veten mes disa simboleve, të cilat rëndom i ka të paradhëna e jo të përzgjedhura. Bashkëvendosja e ortodoksit me simbolet hyjnore kërcënohet gjithmonë nga vetëvendosja e tij, përderisa simbolika pamore përdoret si mjet në betejën për t’u ruajtur nga vetvetja dhe nga [...]
Dialektika e flamurit
Posted in 2. Gjuha dhe simbolet (7) on 06/09/2007 | Leave a Comment »
Çfarë vendi ka flamuri kombëtar në kishën ortodokse shqiptare? Pyetja shtrohet për të përvijuar vetëvendosjen e simbolit në kishë, si veçori kulturore e ortodoksisë shqiptare, por dhe ndërvarjen e mundshme me shtetin. Përderisa autoqefalizimi i krishtërimit ortodoks, duke renditur edhe atë shqiptar, erdhi mbas shtetëzimit të kombeve, flamujt e pikasur ishin pjesë e fjalësit të [...]