Janullatosi në Boston

Një grup shqiptarësh ortodoksë në Boston më bëri pjesëtar të disa përplasjeve në komunitetin shqiptar atje, me pasojë përçarjen e tyre mbi pjesëmarrjen apo jo në aktivitetin e 9 marsit që po afron. Është fjala për kremtimin e 100-vjetorit të meshës së parë shqipe në Boston, mbajtur në vitin 1908 nga Fan S. Noli. 

Sipas tyre, at Arturi i ka mashtruar, sepse iu ka mbajtur të fshehtë diçka që s’duhej bërë ashtu: vetëm dje është bërë e ditur se këto kremtime do t’i drejtojë vetë kryepeshkopi Anastasios Janullatos, i cili do të jetë dhe kryegostari në drekën që do të mbahet në Pier 4, mbas meshës dhe shërbesës përkujtimore në Shën Gjergj. Çudia e çudirave!  

Ortodoksët këmbëngulin se kjo ishte vendosur qysh vitin e kaluar, por qëllimisht është mbajtur e fshehtë nga at Arturi, “në zbatim të porosisë nga Lindja”. Ata shtojnë se kanë paguar një biletë të kripur për këtë drekë, gjë që e bën edhe më të vështirë për ta, edhe pse disa grupime shqiptarësh të tjerë i kanë njoftuar Liolinit tërheqjen nga dreka. Për shembull, në një email që ortodoksët më përcollën, shkruar nga z. Fatmir Beja, një shoqatë shqiptare ka njoftuar tërheqjen nga kremtimet, duke kërkuar madje dhe kthimin e 585 dollarëve të parapaguar.  

Në fund, mbas këtij informimi, ortodoksët më luten të zbres unë në Boston, “për të reaguar së bashku”. Mirëpo, edhe nëse i kisha kushtet për t’u larguar nga puna kaq papritur, pa mundur ta justifikoj si urgjencë në kompani, dalin disa pyetje… Si mund të përligjet një ndërhyrje e tillë prej nesh? E të tjera pyetje.  

Mendoj se i vetmi reagim i ndershëm për këtë maskaradë është mungesa nga kisha e Shën Gjergjit atë ditë dhe, sidomos, tërheqja e biletës së paguar. Ata që duan të shkojnë në kishë, le të shkojnë në një kishë tjetër shqiptare e të luten për të gjallë e për të vdekur. Le ta lënë Janullatosin vetëm me Liolinët atë ditë. Përndryshe, me pjesëmarrjen në kësi aktivitetesh jo kishtare e jo kombëtare, nuk i bëjnë nder as komunitetit ortodoks, as Fan Nolit e as gjuhës shqipe që përndryshe është zhdukur nga kishat shqiptaro-amerikane. Në fakt, ky kremtim bëhet shumë qesharak, por shqiptarët e shkretë shushaten kur iu vihet para hajmalia e Fanolit…   

Arsyeja kryesore për organizimin e këtyre kremtimeve është ekonomike. Artur Liolini nuk e organizoi këtë përvjetor se iu hap barku për Nolin, shqiptarët a gjuhën shqipe, as e ftoi Janullatosin se iu hap barku për atë a për grekët. Jo! Gjithë kjo bëhet për të shtuar përfitimet ekonomike në një aktivitet të tillë. Në të kundërt, si do të mbahen Liolinët me rroga si peshkopë, kancelarë, e më the e të thashë? Përderisa arsyeja është ekonomike, pra, vetëm tërheqja e pagesës do t’i vrasë dhe jo manifestimi para Shën Gjergjit. Se ai e ka faqen shollë…       

Por sigurisht arsyet e ndodhjes së Janullatosit befas në Boston nuk janë aspak ekonomike, por vetëm politike, prandaj dhe u mbajt fshehur. Nëse Janullatosi është i pafajshëm, përse të njoftohej pjesëmarrja e tij mbasi ishin vjelur pagesat e të humburve tanë? Në të kundërt, përzgjedhja e të ftuarit kryesor në kësi rastesh luan rol në zgjerimin e pjesëmarrjes, prandaj dhe komercializohet për të shitur sa më shumë bileta, e jo të fshihet për të zhvatur e abuzuar shqiptarët. 

Me k
ëtë përqasje, atëherë, meritojnë përgëzime ata shqiptarë që, tejet përkatësive, e tërhoqën pjesëmarrjen nga një aktivitet i tillë antishqiptar. Me këtë akt të ndershëm ata i japin mësime sinqeriteti pabesisë dhe intrigës në tempull.

Janullatosi, edhe pse i pamundur të meshojë në kishë rregullisht, prandaj dhe i zhvendosur muajt e fundit në Athinë, shkon në Amerikë për të kremtuar diçka tjetër. Në statutin e ri që i imponoi KOASH-it në nëntor 2006, mu në nenin 1 misioni grek e tërhoqi juridiksionin mbi diasporën shqiptare, duke e bërë të pamundur tashmë bashkimin e kishave shqiptaro-amerikane me ato në Shqipëri. Nuk pati asnjë reagim nga peshkopata shqiptaro-amerikane. Ose, le ta themi, reagimi i shqiptarëve të Amerikës ishte ftesa që iu bë Janullatosit si pranim i statutit të ri antishqiptar, për të përdhosur pastaj kujtimin e Fan Nolit dhe kalljen e gjuhës shqipe në kishën tonë.  

Pavarësisht nga ato që shkruan një grup ortodoksësh në Boston, dhe përtej këtyre pak fjalëve që shënova, jam më se i bindur se kreykisha e Shën Gjergjit do të jetë plot më 9 mars. Do të ketë dhe shumë myslimanë atje. Do të jetë – plaça po s’është – edhe z. Sami Repishti, “përfaqësuesi i Portës së Lartë” në Peshkopatën Shqiptare. Për parantezë, është e turpshme që ende sot në Boston të ruhet protokolli i kohës së Turqisë, domethënë prania e epitropit otoman në kishën ortodokse, madje zyrtarisht nën titullin “Human Rights”, athua se po s’është një mysliman në peshkopatën shqiptaro-amerikane të drejtat e njeriut do të shkelen nga doktrina ortodokse… Komunitet i prapambetur!   

Së fundi, një thërrmijë historike. 100 vjet më parë, në mars 1908, a e dini se kush ishte i ftuari i nderit në meshën e parë shqip? Ishte konsulli i Turqisë! Kemi ecur goxha këta 100 vjet…

Published in: on March 6, 2008 at 9:02 am

The URI to TrackBack this entry is: http://bizantin.wordpress.com/2008/03/06/janullatosi-ne-boston/trackback/

RSS feed for comments on this post.

7 Comments Leave a comment.

  1. On March 6, 2008 at 9:59 am lona Said:

    si shqiptare dhe ortodokse shqiptare e vleresoj si shume vendim te drejte mospjesmarrjen ne kete aktivitet ku ndodhet edhe Janullatosi…
    por nuk e kuptoj fort mire “besdine” qe ju krijojne prania e njerezvete feve te tjera. parate gjithash ate eveniment te gjithe do ta festojne si Shqipetare, packa se mbart ne vetvete nje fryme fetare.

    Shresoj qe shume shpejte, ashtu si festuam pavaresine e Kosove, te festojme edhe pavaresine e institucioneve tona fetare e ne menyre te vecante Kishes Autoqefale Shqiptare.

  2. On March 6, 2008 at 10:09 am Bizantin Said:

    Bezdi? Më tepër, madje, sepse më irriton shumë kur shoh myslimanë që hiqen si patriotë të mëdhenj duke sharë grekët, dhe pastaj shkojnë e i lëpihen Janullatosit. Kjo është bezdia ime.

  3. On March 6, 2008 at 3:27 pm estrit Said:

    me thoni cfare beri noli per kishen orthodhokse ?me thoni nje objekt kulti qe ndertoi ?perse e vetmja trashegimtare e tij qe e rdhi ne perurimin e bustit te tijtek parlamenti tha me plot gojen jam greke ?

  4. On March 6, 2008 at 6:46 pm Bizantin Said:

    I nderuar zoti Estrit Hoxha,

    Së pari, se çfarë bëri Noli për Kishën Ortodokse mund të lexoni në tri trajtesat e para në këtë blog (1.1, 1.2 & 1.3), ku bëhet një hyrje në botimet kishtare të Nolit, një punë që edhe sot mbas një shekulli nuk është qasur nga dikush tjetër, a jo më të jetë kapërcyer, edhe pse duhej.

    Së dyti, Noli nuk ishte Perëndi që të ndërtonte katër kulte me njërën dorë, e pesë me tjetrën, sepse ato i bënë shqiptarët ortodoksë. Të gjitha kishat shqiptare në Amerikë dhe në Shqipëri janë pasojë e atyre sakrificave, privimeve, kursimeve, donacioneve të shqiptarëve. Pastaj kemi ardhjen e një misioni politik në Shqipëri, ku përmbyset praktika kishtare dhe tempujt ndërtohen nga një shtet fqinj, ndërsa sendet ortodokse cungohen; për të balancuar misionin. Apo është bash këtu ku e kishit fjalën?

    Së treti, Noli nuk ka trashëgimtarë, sepse nuk krijoi familje. Të afërmit e tij në Greqi, domethënë stërnipët e stërmbesat nga motrat dhe vëllai i tij, sigurisht do të jenë grekë, ose çfarë të duan të ndihen, siç janë italianë arbëreshët në Itali e siç janë turq shqiptarët në Turqi, e kështu me radhë. Edhe Noli mund të ishte grek, sepse atëherë nuk ekzistonin kombësitë, por ai përzgjodhi shqiptarinë, madje duke na e shtuar, prandaj dhe e kremtojmë sot.

  5. On March 7, 2008 at 3:36 pm eldri buli Said:

    I Pernderuar, rreagimin tuaj per prezences fyese te Janullatosit ne Boston e lexova me shume vemendje.Te them te drejten une jam shume i fyer personalisht per kete veprim te lionineve dhe kujtdo tjeter qe eshte pas.madje kam rreaguar me nje shkrim per kete ceshtje te peshkupauje.com.

  6. On March 7, 2008 at 8:08 pm Bizantin Said:

    Ndoshta duhet të shkruajmë prapë mbas kremtimeve, sepse njëra nxjerr tjetrën. Le ta lëmë Janullatosin, sepse në fund të fundit ai ka të drejta si i ftuar që është, me llogjikë e me kanun.

    Ja ku është problemi: Kur gjuha shqipe është zhdukur nga kishat shqiptaro-amerikane, kur peshkopi i këtyre kishave, domethënë pasardhësi i Nolit, nuk flet asnjë fjalë shqip (as ka studiuar për teologji e priftëri), kur këto kisha administrohen privatisht nga një fis të shfisurish, a nuk është banal ky përvjetor?

    Është qesharake të bëjë festë për meshën e parë shqipe ai që s’di ta thotë atë, vetë peshkopi, pra. Shkoi në Tiranë dhe u prezantua nga Janullatosi në kishë shqip, dhe ky ia ktheu anglisht. Tanimë vjen vetë Janullatosi në SHën Gjergj të flasë prapë shqip, që ky të mos ia kthejë dot shqip, në vetë fronin e Nolit.

    Banale dhe komike njëherësh!

    Shqiptarët do ta nderojnë Nolin dhe gjuhën shqipe jo kur të bëjnë demonstrata kundër Janullatoist, por kur të ndalin mbështetjen politike dhe, sidomos, ekonomike ndaj fisit të Liolinëve, sepse janë pikërisht këta që na kanë zaptuar kishat dhe i përdorin vetëm për interesat e tyre.

  7. On March 10, 2008 at 2:13 am Bizantin Said:

    Dikush më përcolli një email ku duket se autori i vërtetë i shkrimit tek Peshku pa ujë është z. Beqir Sina.

    Që është pseudonim, kjo vetëshquhet tek “Eldri Buli”, por përse të mos përdorej emri i vërtetë?

Leave a Comment